Të shtunën mbahet turneu ndërkombëtar i boksit "Tërnoci 2016"
Në organizim të Klubit të Boksit "Tërnoci" të shtunën, më 19 mars, në Qendrën Sportive "Rinia" në Bujanoc mbahet turneu tradicional i boksit "Tërnoci 2016", raporton Titulli.com.Përveç boksierëve të klubit tërnocas, në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Sllovenia, tha për portalin Titulli, Ridvan Imeri, kryetrajner i KB “Tërnoci”.
Turneu do të fillojë në ora 14 e 30 minuta dhe pritet të zhvillohen 10 meçe në kategorinë e meshkujve dhe një duel në boksin e femrave, ku Tërnocin do ta përfaqësojë boksierja Yllka Imeri.
Boksierët që do tw përfaqësojnë klubin tërnocas në turne janë: Flakrim Imeri, Muhamed Zahiri, Egzon Veseli dhe Arbër Imeri.
Organizatori i turneut ka paralajmëruar se në këtë manifestim sportiv pritet të jenë mysafir pjesëmarrësit e lojërave olimpike, ish boksierët e mirënjohur kosovar Aziz Salihu dhe Mehmet Bogujevci./Titulli.com/